Ditën e djeshme në një lokal në Velipojë ndërsa po këndonte Frederik Ndoci policia ka mbylur lokalin. Por të gjithë janë suprizuar nga kjo mbyllje sepse kur pronari i lokalit i kërkoi arsye policisë ata thanë se ky urdhër është dhënë nga Edi Rama.
Sipas “Syri.net” kjo ngjarje është bërë publike nga një qytetar i quajtur Besnik Kastrati i cili ka treguar se policia është futur me antiplumb dhe skafanda për të ndërprerë koncertin.
“As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes. Ose e thene italisht tropo Bela per essere vera”, ka shkruar Frederik Ndoci për Ramën.
Por vetë këngëtari ka theksuar se këtë ia ka bërë kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi dhe jo Rama. (J.V/Shuplaka)