Një video e publikuar nga “Nisma Thurje” tregon se si policia i konfiskon një qytetari vetëm cigaret dhe nuk i prekin asgjë nga pjesa tjetër e mallit.
E gjitha kjo, siç shkruan “Nisma Thurje” bëhet vetëm për shkak të konkurrencës ndaj kioskave.
“Ky personi del me kete karrocen dhe perpiqet te mbijetoje. I gjithe malli nuk i shkon me shume se 100mije leke te vjetra. Erdhi policia e lali €rit dhe i sekuestroi cigaret. Vetem cigaret. Sepse ato konkurojne kioskat. Te tjerat ja la. Ne vend te shkojne dhe te godasin ata qe vjedhin ujin, ata qe djegin plehrat, merren me fukarenjte sepse ju konkurojne kioskat.
Turp”, shkruan “Nisma Thurje”
https://www.facebook.com/thurje/videos/635059790036526/