Ditë pas dite, grabitja e parave të dy autoblindave të BKT-së në afërsi të Rinasit vazhdon të jetë tema më e diskutueshme.
Ditë pas dite dhe orë pas ore, detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen, të dyshuarit, të arrestuarit, etj, por këtë radhë është një qytetar ai i cili ka vënë në dispozicion të mediave një video nga transportimi i një tjetër autoblindi me para.
Në videon e realizuar sot në orën 13:30 në autostradën Kavajë-Durrës, shihet se si blindi me para i një banke të nivelit të dytë, ndryshe nga radha e kaluar, shoqërohet nga 3 makina policie. Dy makina janë para blindit dhe një tjetër qëndron pas.
Mesa duket, grabitja e 9 shkurtit, ku u vodhën rreth 2.7 milionë euro, u futi frikën kompanive private, të cilat kanë rritur masat e sigurisë. (D.D/Shuplaka)