10:13 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia mësyn në 30 klinika estetike në Tiranë, sekuestrohet botox kontrabandë, në pranga tre administratorë

10:21 | 16/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia mësyn në 30 klinika estetike në Tiranë, sekuestrohet botox kontrabandë, në pranga tre administratorë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion në dhjetëra klinika estetike në Tiranë duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme botoxi kontrabandë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Botulinum toxin”, është ushtruar kontroll i autorizuara nga Gjykata e Tiranës dhe janë gjetur në paligjshmëri 30 klinika estetike. Vihet në pranga Mildon Kumaraku, administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat. Në pranga dhe administratoret e 2 klinikave Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

Si rezultat i veprimeve policore dhe hetimore, të kryera në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, finalizoi operacionin policor të koduar “Botulinum toxin”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë në kuadër të këtij operacioni, u kryen kontrolle në 30 subjekte private (klinika estetike). Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë shtetasit Mildon Kumaraku, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj. Shtetasi Mildon Kumaraku është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Pas

Mbërrin në Shqipëri makineria moderne/ Balluku: Punimet në linjën hekurudhore në fazë të re

Para

Financimet e paligjshme të partive politike, Celibashi te ‘Dezinformimi’: KQZ nuk mund t’i kontrollojë, është naive ta mendosh

Para
Financimet e paligjshme të partive politike, Celibashi te ‘Dezinformimi’: KQZ nuk mund t’i kontrollojë, është naive ta mendosh

Financimet e paligjshme të partive politike, Celibashi te ‘Dezinformimi’: KQZ nuk mund t’i kontrollojë, është naive ta mendosh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dy trupa të pajetë u gjetën në një park të Romës, del autopsia: Viktimat, nënë e bijë! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe! Në kërkim një burrë

Pas telefonatës Trump-Xi Jinping, delegacioni amerikan dhe ai kinez takohen në Londër për bisedime mbi tarifat doganore

Mblidhet në Shqipëri pas 13 vitesh konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

Gjermania modernizon mbrojtjen civile mes frikës nga sulmet ruse, Berlini përgatitet të shtojë bunkerët për qytetarët

Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

Media amerikane zbulon sherrin Musk-Bessent para ‘ndarjes’ me Trump

Zelensky: Putini po bën “lojëra të ndyra”, s’ka dorëzuar listat e të burgosurve

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.