17:27 | 13/01/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Policia mësyn në mes të natës shtëpinë e mësuesit, e mbajnë në kamisariat në gjendje të rëndë shëndetësore’ (Emri)

21:01 | 05/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Policia mësyn në mes të natës shtëpinë e mësuesit, e mbajnë në kamisariat në gjendje të rëndë shëndetësore’ (Emri)

Një ngjarje e paprecedentë është denoncuar nga aktivisti, Kostandin Pula i cili përmes një statusi në rrjetet sociale ka deklaruar se një mësues është shoqëruar në mesin e natës nga Shefi i Komisariatitt të Kurbinit në sytë e dy fëmijëve të tij minorenë. “Akoma pa i lejuar që së paku të vishej, e kanë dërguar në ambientet e Komisariatit, për ta marrë në pyetje”, shkruan ai.

Policia e ka shpjeguar këtë sipas tij duke thënë: “Në orët e mbrëmjes, dikush ka shtënë në armë në ajër në rrugë, dhe ku ke qenë ti në atë orar?”

“I mbajtur për orë të tëra në birucat e komisariatit, ai është liruar në orët e mëngjesit.
Oficerët e policisë nuk e dinin që profesori vuan nga tensioni nervor, dhe nga sëmundje të tjera në lidhje me tensionin si zemra, dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Për këto arsye, as nuk e kanë lejuar të pijë ilaçet, duke vënë në rrezik jetën e mësuesit”, shkruan Pula.

Sipas tij mësuesi quhet Vath Myrta dhe është marrë përdhunshëm vetëm se nuk pranoi të jetë pjesë e farsës së 30 qershorit! Kjo është e gjitha!

Denoncimi i plotë:

SKANDAL!

Të dashur miq!
Mora sot vesh një lajm të çuditshëm dhe skandaloz!
Shefi i Komisariatit të Kurbinit, i rrethuar nga 7 narko-policë, ka mësyrë mbrëmë në ora 00.30 minuta në shtëpinë e mësuesit dhe Kryetarit të Fshatit Shpërdhet, z. Vath Myrta.
Pasi e kanë marrë përdhunshëm, në sytë dy fëmijëve të tij minorenë, akoma pa i lejuar që së paku të vishej, e kanë dërguar në ambientet e Komisariatit të Kurbinit, për ta marrë në pyetje.
E dini cila është çudia?
“Në orët e mbrëmjes, dikush ka shtënë në armë në ajër në rrugë, dhe ku ke qenë ti në atë orar?”
I mbajtur për orë të tëra në birucat e komisariatit, ai është liruar në orët e mëngjesit.
Oficerët e policisë nuk e dinin që profesori vuan nga tensioni nervor, dhe nga sëmundje të tjera në lidhje me tensionin si zemra, dhe problemet me qarkullimin e gjakut. Për këto arsye, as nuk e kanë lejuar të pijë ilaçet!
Duke vënë në rrezik jetën e mësuesit, narko-policia e ka mbajtur gjatë orëve të natës në hetuesi për faktin e vetëm se mësuesi është pjesë e rëndësishme e opozitës në Kurbin!
Për t’i bërë presion, është marrë përdhunshëm në shtëpinë e tij, duke e degdisur sa në njërën zyrë në tjetrën!
Kjo çështje, është referuar sot nga drejtuesit e PD të Kurbinit, në strukturat e larta drejtuese, dhe në Zyrën për Mbrojtjen Juridike të PD.
Personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi penale dhe do të japin llogari për dhunën që po ushtrojnë ndaj administratës!
Mësues, mjekë, infermierë, policë, etj., janë çuar përdhunshëm në kutitë e votimit nga zagarët e pushtetit në drejtim!
Profesor Vath Myrta, u mor përdhunshëm në komisariat vetëm se nuk pranoi të jetë pjesë e farsës së 30 qershorit! Kjo është e gjitha!
I bëj thirrje të gjithë zagarëve të pushtetit, me vula të dhuruara prej servilizmit; MOS GUXONI TI KTHENI SYTË NGA NJERËZIT E OPOZITËS! Sepse populli opozitar do ju marrë zvarrë!

#e_duam_Shqipërinë_si_Europa!
#Liri_Demokraci!

Etiketa: kostandin pulakurbinlacvath myrta
Pas

E rëndë/ Gjendet e vdekur në shinat e trenit 50-vjeçarja

Para

“Më ndaluat të vij në Tropojë”, Mehmetaj i përgjigjet Hajdarit: Qenka amerikane e vërtetë, po çmend dynjanë

Para
“Më ndaluat të vij në Tropojë”, Mehmetaj i përgjigjet Hajdarit: Qenka amerikane e vërtetë, po çmend dynjanë

"Më ndaluat të vij në Tropojë", Mehmetaj i përgjigjet Hajdarit: Qenka amerikane e vërtetë, po çmend dynjanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit

Atentati ndaj Bujar Nasufit, gjendet tek “Kodra e Diellit 2”, një motorr i djegur

‘E mërkura do të jetë dita më e ftohtë, temperaturat zbresin në -10°C’, pakësohen rreshjet në vend

Moti me reshje, Denaj: Në monitorim nivelet e ujërave në rrjetin kullues dhe kanale

Licencimi i klubeve/ FSHF, takime dypalëshe me ekipet e kryeqytetit

Biba: Autoriteti i Konkurrencës, 125 milionë lekë gjoba të ekzekutuara gjatë 2024-ës

Audituesit ligjorë, afat deri më 20 janar për dorëzimin e informacionit pranë bordit

Rama: Ndërtimi i dy unazave të Durrësit, nxitje zhvillimit dhe lehtësim i trafikut

Hoxha: Policia ka aftësinë, integritetin dhe përkushtimin për t’iu përgjigjur sfidave në zgjedhje

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare , aktorja amerikane Leslie Charleson

670 tonë naftë kontrabandë nga Tunizia/ Arrestohen tre persona në Durrës, procedohen pesë të tjerë, sekuestrohet anija

© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2024, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.