Policia e Lezhës ka ndaluar një 36-vjeçar nga fshati Kotërr i Lezhës,Andi P. i cili po rrihte të shoqen. Policia u njoftua përmes një telefonata dhe arriti të parandalonte konfliktin e mëtejshëm. Por, gjatë kontrollit të banesës, Policia ka zbuluar se dhunuesi e kishte mbushur plot me fara dhe boçe kanabisi.
DETAJET E POLICISË:
Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon një konflikt në familje. Gjatë kontrollit të banesës sekuestrohet lëndë narkotike Cannabis Sativa. Në pranga 36 vjeçari.
Në sallën operative të D.V.P.Lezhë ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti. Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku shtetasi Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.P.
Nga kontrolli fizik dhe i banesës së këtij shtetasi, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa.
-rreth 61 gramë lëndë bimore në formë boçe e dyshuar Cannabis Sativa. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e 283/1 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)