Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e një shtetasi nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 në kryeqytet. Ky shtetas dyshohet se përndiqte prej muajsh një vajzë.
Balla shkruan se duhet ndaluar dhuna me bazë gjinore. Sipas tij përndjekja e një vazje është dhunë.
Është detyrë e policisë, thotë Balla, të marri masa dhe të rrisi vigjilencën për të mbrojtur gratë dhe vajzat.
Nga ana tjetër autorët duhen përndjekur, ndërsa viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar por i duhet dhënë mbështetje dhe të riintegrohen në shoqëri.
Postimi i Ballës:
STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE![🚫](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6f/1/16/1f6ab.png)
![🚫](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t6f/1/16/1f6ab.png)
![⛔️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbd/1/16/26d4.png)
![⛔️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbd/1/16/26d4.png)
![⛔️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbd/1/16/26d4.png)
Përgëzoj Policinë e Shtetit ![👮](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbb/1/16/1f46e.png)
![👮♀️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t29/1/16/1f46e_200d_2640.png)
Komisariati i Policisë nr.6
Tiranë, të cilët sapo kanë ndaluar një shtetas që dyshohet se ka përndjekur një vajzë për disa muaj. Viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore duhet të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.
![👮](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/tbb/1/16/1f46e.png)
![👮♀️](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t29/1/16/1f46e_200d_2640.png)
![🚔](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t69/1/16/1f694.png)
![📍](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/t2d/1/16/1f4cd.png)
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka shumë forma.
Prandaj nuk duhet më
#asnjëjustifikimpërdhunënndajgrave
![🤚](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/te1/1/16/1f91a.png)