Pak caste më parë mediat rapotuan se ish-deputeti Eduard Ndocaj është ndaluar në Durrës nga policia për mashtrim.
Duke u bazuar tek një njoftim i policisë që njoftonte se në Portin e Durrësit është ndaluar një shtetas me iniciale E.N, vjeç 42, për mashtrim.
“Më datë 09.10.2017, në PKK Port, Durrës, u kap shtetasi në kërkim E.N, vjeç 42, banues në Manati Lezhë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në Itali, i ka vjedhur një shtetasi italian nje shume eurosh. Ne perfundim te veprimeve te kryera nga D.V.P Lezhe ndaj shtetasit E.N u referuan materialet ne Prokurori dhe ndiqet ne gjendje te lire per vepren penale parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal”, thuhej në njoftim.
Por menjëherë pas këtij lajmi Eduard Ndocaj ka reaguar duke thënë se lajmi është i pavërtetë dhe se media duhet të bëjë verifikime për lajme të tilla.
“Nuk ka asnje ndalese apo arrest per ish deputetin Eduart Ndocaj. Kjo foto eshte live nga trageti qe po udheton drejt Italise. Sa i perket ceshtjesh ne fjale se shpejti do te publikojme nje deklarate nga avokati i tij ne Shqiperi. Mediat eshte mire te bejne verfikime para se te nxjerrin lajmin. Kjo eshte abc e gazetarise serioze”, shkruhet në faqen zyrtare të Ndocaj në “Facebook”. (B.H/Shuplaka)