Ditën e sotme në shumë rrugë të kryeqytetit është vënë re një prani e madhe e qarkullimit të qytetarëve, por edhe mjetet, të cilët në shumicë duket se kanë arritur që të marrin një autorizim për të dalë nga banesa e tyre.
Gazetarja e Fax News Eksiola Shehu është vendosur sot pranë një postoblloku të policisë në zonën e Liqenit, ku shihet se ndalohet çdo makinë, dhe qytetar për tiu kërkuar autorizimin për të lëvizur.
Duket se në ndryshim nga ditët e para të kësaj jave, ku qytetarët janë përballur me mosfunksionimin e portalit e-albania, sot shumica e tyre ishin të pajisur me leje, dhe janë lejuar që të kalojnë nga ana e policisë. Në rast se nuk disponojnë një leje, qoftë nga e-albania, qoftë edhe me sms, qytetarët do të duhet të gjobiten në vlerën e 10 mijë lekëve te reja nga ana e policisë.
Një prej qytetareve tregoi për Fax News së kishte dalë nga banesa me leje, pasi kishte një takim me noteren. Ajo që vihet re në këto ditë, është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të përdorur maskat, teksa ecin në rrugë.
Discussion about this post