Policia e Krujës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 34-vjeçarit Elion Hysa (Keisi Hysa) trupi i të cilit u gjet i groposur pranë varrezave të Niklës.
Policia bën me dije se grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Sipas burimeve ditën kur Kejsi Hysa u zhduk do të takonte një person me H.R në Nikël të Fushkrujës i cili ka një mobileri, nga ajo ditë ai ka humbur kontaktet me familjet e tij.
Personi nga Nikla deklaron se ka folur në telefon me të, por nuk janë takuar.
Kejsi Hysa akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të pronarit të një lavazhi rreth dy vite më parë në Sarandë.
Njoftimi i plotë
Më datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim ( i humbur) .
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.
(M.Q/Faxweb)