Një kamion është bllokuar mbrëmjen e sotme nga Policia e Gjirokastrës në aksin rrugor Dhoksa-Kellez pasi ai ishte i ngarkuar me lëndë drusore.
Burim bëjnë me dije për Faxweb.al se është ndaluar drejtuesi i mjetit, Agron Kasma banues në Lazarat, i cili edhe është proceduar penalisht për transportimin e paligjshëm të lëndëve drusore si dhe prerje e paautorizuar e tyre.
Ndërkohë, Policia ka sekuestruar edhe mjetin me disa m3 lëndë drusore që transportoheshin me të.
Mësohet se Kasma kishte marrë një leje përpara disa kohësh por që I kishte mbaruar afati që parashikonte autorizimi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)