-Sekuestrohet 103 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva , 3 automjete të markave të ndryshme dhe 5 aparate celular të markave të ndryshme .
Më datë 18.01.2017 Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-Xh. C., 42 vjeç, banues në Nikël.
Proçedohet në gjëndje të lirë të shtetasi B. C., 16 vjeç, banues në Nikël
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:
-A. S., 23 vjeç, banues në Nikël, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit “Canabis Sativa” kryesisht në zonën e Kamzës
Rreth orës 16:00 në afërsi të Urës së Tapizës është konstatuar automjeti tip Mercedes Benz në të cilin ndodhej shtetasi B. C , si dhe automjeti Fiat Scudo në të cilin ndodheshin shtetasit Xh. C. dhe A. S., nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashte) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë me lëndë bimore të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” ku gjatë ndërhyrjes policore shtetasi A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij.
Në kuadër të këtij opercioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 102 (njeqind e dy) kilogramë e 540, (peseqind e dyzete) gramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva.
– 5 aparate celularë të markave të ndryshme.
– 3 automje të markave të ndryshme.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)