Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit është duke zhvilluar një aksion në Karaçevë. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.