Sapo kanë nisur incidentet e para të protestuesve, të cilët kanë qenë duke ju drejtuar Drejtorisë së Policisë në Tiranës, efektivët kanë reaguar duke shpërndarë turmën.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës, dhe ka nisur shoqërimin e protestuesve të cilët tashme nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë një mjegull tymi ka mbuluar rrugët e kryeqytetit.
Siç raportohet nga gazetarët në terren, institucioni i kryeministrisë është blinduar nga forca të shumta të policisë së Rendit dhe Shqiponja.
Sot ka nisur protesta e katërt për vrasjen e Klodian Rashës, pasi pas largimit të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, kërkohet edhe largimi i drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit.