Rovena Voda, zv ministre e Brendshme e ftuar në Faxnews ka folur për sigurinë dhe kriminalitetin në vend, sidomos pas vrasjeve mafioze të ndodhur në Shkodër. Sipas Vodos në një periudhë 10-vjeçare, kriminaliteti për disa vepra penale, ka ardhur në rënie.
Ndërkaq zv ministrja e Brendshme nuk ngurroi të kritikojë opozitën për braktisjen e Kuvendit
“Në fakt kushdo që e dëgjon do të thotë që zonja Vodo është zv ministre e Punëve të Brendshme dhe sigurisht do të ketë një lloj subjektivizmi. Por unë në këtë intervistë dua të zhvishem nga pjesa e zv ministrës së Brendshme. Kemi kohë që po bëjmë një analizë krahasuese, sigurisht nuk është një gjë e këndshme apo një gjë normale që opozita të braktisë kuvendin, por kjo është zgjidhja e tyre. Ajo që kemi vënë re nga ana e kriminalitetit në një periudhë 10-vjeçare, pra duke bërë një lloj analize krahasimore 10 vite. Nga viti 2008 deri më tani shtator 2018 kemi vënë re se në fakt kriminaliteti në disa vepra penale, pra ato kryesore ka ardhur në rënie” u shpreh ajo.
E pyetur për dy zhdukjet në Vlorë që policia nuk i ka zbardhur në komunikata, zv ministrja e Brendshme u shpreh se nuk ka asnjë informacion në lidhje me çështjen.
“E di ngjarjen, këtë nuk e di, nuk kam informacion që policia nuk e ka futur në komunikatë dhe nuk mund të mbaj qëndrim për këtë dhe nuk besoj. E di që komunikatat janë shumë të rregullta dhe vijnë madje edhe në inboksin tim si zëvends ministre e Brendshme, çdo ditë për ngjarjet dhe veprat penale që ndodhin. Por nuk mund të futem në rolin e një specialisti të policisë kriminale dhe të them se dy muaj janë pak apo shumë. Por le të presim, unë them që ka një angazhim serioz nga policia vendore në Vlorë për të zbardhur ngjarjen. Mos ta harrojmë këtë që mediat duan të dinë gjithçka”, tha ajo.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post