Drejtori i Përgjithshëm, i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se së shpejti do të ketë pamje filmike të kamerave të sigurisë, që do të vërtetojnë se brenda në kamp nuk është ushtruar dhunë ndaj anëtarëve.
Kjo pas pretendimeve per dhune nga ana e Policise se Shtetit. Rrumbullaku ripërsëriti se i vetmi mjet që ka përdorur policia ka qenë spray.
Rrumbullaku: Do të ketë edhe pamje filmike nga ajo çfarë ka ndodhur brenda në kamp, policia nuk ka ushtruar dhunë ju do t’i shikoni pamjet e të nxirrni konkluzione. I vetmi mjet që ka përdorur policia ka qenë spray. Hetimet do të nxjerrin se për çfarë është dhënë urdhri i Gjykatës për kontroll. Rezistenca e rezidentëve të SPAK ka filluar në momentin kur prokuroria ka kontaktuar paligjshmëri me sistemet teknologjike. Kemi të bëjmë me një komunitet prej 2500 banorësh.