Pas mbarimit të procesit të votimit, një tjetër incident ka ndodhur në shkollën Kushtrimi lirise, në qytetin e Durrësit ku 4 qendra votimi janë ende në pritje të shoqërimit nga policia për të dërguar materialet pranë KQZ-së.
Mësohet se komisionerët kanë 45 minuta që janë në pritje të policisë së Durrësit.
Ndërkohë po i njëjti incident shënohet në shkollën Demokracia ku 2 qendra të votimi janë në pritje po ashtu të shoqërimit të policisë së Durrësit, për dërgimin e kutive të votimit.
(S.SH/Shuplaka)