“Demonstratat Revolucionare të 1 Majit” në Gjermani, këtë radhë nuk janë regjistruar tek autoritetet ashtu siç kërkohet. Megjithatë policia vendosi që ta tolerojë marshin e mbrëmjes së të hënës. Të paktën kështu shkruan prestigjiozja “AP”.
Rreth 150 demonstrues filluan të shkaktojnë probleme në qendër të qytetit Apolda pasi dolën nga treni, ditën e sotme. Kështu si pasojë ndodhi një konfrontim mes tyre dhe policisë. Konflikt që u mbyll me arrestimin e 100 personave.
Sipas autoriteteve, protestuesit e djathtë ekstremë i neglizhuan paralajmërimet e policisë dhe filluan të hedhin gurë dhe fishekzjarre mbi policët. Megjithatë për fat të mirë nuk ka të lënduar. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post