Plas sherri mes policisë dhe banorëve të Zharrëzës përpara ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Kjo sepse policia nuk ka lejuar ngritjen e çadrave të protestuese, të cilët kanë vendosur ta kalojnë këtu natën e sotme por jo vetëm.
Rreth 30 minuta më parë, protestuesit deklaruan se nuk do largoheshin nga Tirana, derisa të plotësohen kërkesat e tyre për dëmshpërblim.
Njërit prej protestuesve i quajtur Qani, i ra të fikët gjatë sherrit, ndërkohë që mes grupit është krijuar panik. “Lëshoje o maskara”, dëgjohet një zë. Ndërsa një grua bërtet: “Aman kujdes fëmijët!” Vijon…