Policia Rrugore ka publikuar bilancin javor per javen qe lame pas. Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet dhe i rezultat i monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, gjatë kësaj jave janë arrestuar 66 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi
Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve 1800 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 120 km në orë mbi normën e lejuar.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 25,158 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, për manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, për parkim të gabuar, si dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Për javën në vijim, nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara gjatë javës dhe më parë, Policia Rrugore ka hartuar një plan të detajuar masash me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore u permes nje deklarate u ben thirrje te gjithe drejtuesve te mjeteve te respektojne rregullate qarkullimit rrugore dhe te kene kujdes me shpejtsine.
Gjitheashtu Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’ju japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.