Policia e Kosovës ka rrethuar banesën e Albin Kurtit tek Parku i Qytetit në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pasi Kurti ka refuzuar të shkojë në të gjitha seancat ku është i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës.
Sjellim në vëmendje të deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Herën e fundit të seancës gjykata ka urdhëruar që Kurti të sillet me forcë, ndërsa njësoj ka vepruar edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi. (J.V/Faxweb)