Policia Rrugore ka bërë bilancin e javës, nga data 28.09.2024 deri më datë 02.11.2024.
Sipas Policisë Rrugore, në javën e fundit ka pasur 27 arrestime dhe procedime penale. Gjithashtu, janë vendosur edhe mbi 11.700 masa administrative.
“Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (28.09.2024 – 02.11.2024) 🚨
Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:
✅ 27 Arrestime dhe procedime penale:
- 🍺 11 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
- 🚫 4 persona për pa leje drejtimi.
- 🚦 9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
- 🛑 2 persona largim nga vendi i aksidentit.
- 👮♂️ 1 person mosbindja ndaj punjonjësit të rendit publik
✅ Masat administrative:
- 📈 11.704 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,672 në ditë.
- 🌑 23 masa për xhama të zinj.
- 🚗💨 454 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
- 📱 204 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
- 🔒 592 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- 🛑 2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
- ⚠️ 519 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
- 🅿️ 8.249 masa për qëndrim të gabuar.
- 🏍️ 791 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.
✅ Pezullime dhe bllokime:
- 🍺 6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
- 🚗💨 11 raste për tejkalim shpejtësie.
- 🚗💨 9 raste të ndryshme
🚗🚓 10 automjete u bllokuan, përfshirë 5 për mos pasjen e dokumentave me vete
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️
#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore”, thuhet në njoftim.