Policia Rrugore ka nisur një operacion ditën e sotme, i cili do të vijojë deri më datë 16 shtator të këtij viti.
Operacioni ka si synim rritjen e ndërgjegjësimit te drejtuesit e automjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Policia sqaron se nuk është aspak e fokusuar apo ka për qëllim masat administrative, por vetëm synimin e mësipërm. Për nisjen e këtij operacioni, policia është nxitur nga të gjitha gjërat me të cilat përballen gjatë vitit.
PLAN – OPERACIONI I POLICISË
“TISPOL-SHTATOR 2017″
Për Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ushtrimin e kontrolleve në respektimin e legjislacionit rrugor të drejtuesve të mjeteve në drejtim të përdorimit të rripave të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për fëmijët që transportohen në mjete.
(Periudha 11.09.2017 – 16.09.2017)
Në koordinim me shërbimet e Policive Rrugore të vendeve të BE-së në kuadër të “Operacioneve Tispol”, të rekomanduara nëpërmjet Misionit “PAMECA V në Tiranë”.
Nisur nga fakti se gjatë vitit në vazhdim në akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara përballemi me;
Shtimin e konsiderueshëm të numrit të përdoruesve të mjeteve të cilët nuk përdorin në mënyrë të rregullt sistemet e fiksimit dhe rripat e sigurimit për veten e tyre dhe pasagjerët,§
Me fillimin e vitit shkollor shtohet dukshëm transporti i mjeteve autoveturë që transportojnë femijë në mënyrë individuale dhe rrisku i transportit të tyre pa sediljet e posaçme,§
Nevojën për parandalimin e ngjarjeve rrugore nëpërmjet ushtrimit të kontrolleve për zbatimin e legjislacionit rrugor;§
Me nivelin e ulët të respektimit të rregullave të qarkullimit nga përdoruesit e rrugës dhe sidomos me fokus ndërgjegjësimin për respektimin e ligjit.§
Nga Sektorët e Policisë Rrugore, në Seksionet e Policisë Rrugore në të gjithë territorin, kanë nisur kontrollet dhe do vazhdojnë në datat e mësipërme kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane për mjetet e transportit rrugor në drejtim të kontrollit rigoroz të përdorimit të rripave të sigurimit dhe të sediljeve për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, sipas tipologjive dhe orareve të shënuara nga data 11 Shtator deri në datën 16 Shtator 2017, me qëllim:
Parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët kombëtare dhe qendrat e banuara për të gjithë përdoruesit e rrugës;§
Realizimi i një kontrolli të plotë mbi territorin, rrugët, personat dhe grupet me tendenca të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, veçanërisht ato që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore, konstatimi dhe ndëshkimi i përdoruesve të tjerë të paligjshëm që në mënyrë abuzive drejtojnë mjetet e tyre pa përdorur sistemet e fiksimit në mjetet e transportit e tyre dhe nuk marrin masa për fiksimin e fëmijëve me sedilje të posaçme;§
Rritja e pranisë policore dhe standardeve të shërbimit, si dhe lehtësimin e proçedurave të kontrollit të dokumentacionit të nevojshëm për qarkullim të përdoruesve të rrugës, në funksion të rritjes së sigurisë rrugore në akset rrugore kryesore;§
Sigurimi i një shërbimi policor unik dhe të standartizuar në të gjithë territorin në përputhje me Kodin e Etikës së Policisë dhe aktet e tjera normative.§
Krijimi dhe rritja e ndjenjës së përgjegjshmërisë te përdoruesit e rrugës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.§
Paralelisht me kontrollet, Policia Rrugore në bashkëpunim me shkollat do fillojë në të gjithë vendin një fushatë ndërgjegjësimi për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore nuk është aspak e fokusuar apo ka për qëllim masat administrative, i vetmi qëllim i saj është sensibilizimi, ndërgjegjësimi i përdoruesëve të rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.. (D.D/Shuplaka)