21:17 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia rrugore paralajmëron qytetarët: Kanë filluar kontrollet me DRONË!

17:42 | 20/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia rrugore paralajmëron qytetarët: Kanë filluar kontrollet me DRONË!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mithat Tola përmes një komunikate për shtyp ka kërkuar bashkëpunim nga ana e drejtuesve të automjeteve, për të evituar edhe aksidentet rrugore.

Tola veçanërisht i drejtohet emigrantëve që janë në përfundim të pushimeve dhe do të kthehen në shtetet  ku jetojnë. Ai kërkon që ata të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat që duhen për të parandaluar aksidendet, duke iu drejtuar edhe disa këshilla.

“Kjo kategori drejtuesish mjetesh duhet të marrë kohën e duhur për pushim përpara se të nisen drejt shteteve të tyre. Moderimi i shpejtësisë, përdorimi i rrripave të sigurimit për të gjithë udhëtuesit në kabinën e mjetit, drejtues mjeti dhe pasagjerë përfshirë, është detyrim ligjor dhe parandalimi më i mire I aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore zbuloi edhe masat më të fundit që ka ndërmarrë institucioni që ai drejton, për të parandaluar shkeljet në autostradë, ku përfshihet edhe përdorimi i Droneve. Ndërkaq ai thekson se policia ka në folus të gjitha ata drejtues që nuk marrin parasysh paralajmërimet e bëra nga policia, më herët për përdorimin e kaskove mbrojtëse, tejkalimin e shpejtësisë, apo edhe përdorimin e alkoolit.

“Kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse – nuk do të përjashtohen nga ndëshkimi administrative pasagjerët e motomjeteve, pasi në rast përfshirje në aksident, edhe pasagjerët janë pjesa me e pambrojtur nëse nuk vendoset kasko mbrojtese.

Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojnë gjatë të gjithë javës dhe gjatë periudhës deri në fund të muajit”, tha ai.

Deklarata e plotë
Shërbimi i Policisë Rrugore, duke falenderuar drejtuesit e mjeteve, kërkon bashkëpunimin e tyre për javën në vijim, veçanërisht trafikun e mjeteve të turistëve dhe shtetasve shqiptarë, që po përfundojnë pushimet dhe janë në qarkullim në drejtim të pikave të kalimit kufitar me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Porti i Durrësit.

Kjo kategori drejtuesish mjetesh duhet të marrë kohën e duhur për pushim përpara se të nisen drejt shteteve të tyre. Moderimi i shpejtësisë, përdorimi i rrripave të sigurimit për të gjithë udhëtuesit në kabinën e mjetit, drejtues mjeti dhe pasagjerë përfshirë, është detyrim ligjor dhe parandalimi më i mire I aksidenteve dhe ngjarjeve rrugore.

Shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar ndërkohë monitorimin dhe mbikqyrjen me patrulla të shtuara të aktivitetit mjaft të rëndësishëm të “Pelegrinazhit në Malin e Tomorit” me pjesëmarrje masive të njerëzve dhe të drejtuesve të mjeteve. Drejtoria e Policisë Rrugore në mbështetje të Drejtorisë së Policisë Vendore Berat, kërkon vëmendjen e drejtuesve të mjeteve për një drejtim më të kujdesëshëm të mjetit, referuar gjithmonë kushteve të rrugës Berat – Skrapar – Mali i Tomorrit.

Duke shfrytëzuar mjetet e teknologjise digitale, përveç përdorimit të radarëve matës të tejkalimit të limiteve të shpejtësisë së mjeteve, shërbimi i Policisë Rrugore ka filluar kontrollet edhe me DRONË në akset kryesore rrugore. Shkelje të tilla si “parakalimi i gabuar”, “pozicioni i mjetit në karrexhatë”, sjelljet jokorrekte në rrethrrotullime, “mos-ruajtja e distancës në udhëtim”, “ndryshimet e papritura të korsisë” në rrugët interurbane kryesore dhe autostrada, janë shkelje që tashmë do të identifikohen me edhe me DRON nga ana e patrullave sipas një plan-kalendari të miratuar nga Drejtoria e Policisë Rrugore në të gjithë territorin rrugor të vendit si dhe shkelje të tjera në qendrat e banuara.

Fokusi i Policisë Rrugore këtë javë do të vijojë të mbetet:
• Kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse – nuk do të përjashtohen nga ndëshkimi administrative pasagjerët e motomjeteve, pasi në rast përfshirje në aksident, edhe pasagjerët janë pjesa me e pambrojtur nëse nuk vendoset kasko mbrojtese.

• Tejkalimet e shpejtësisë dhe kontrollet për verifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin alkool do të vijojnë gjatë të gjithë javës dhe gjatë periudhës deri në fund të muajit.

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se javën e kaluar drejtuesit e mjeteve kamionë, kanë respektuar kërkesat dhe oraret/dhe kufizimet e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të dy ministrave, Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave përgjatë sezonit turistik dhe festive”.

Nga ana tjetër, vijoj të ftoj çdo qytetar dhe drejtues mjeti të denoncojnë në numrin falas 112 dhe në aplikacionin “Komisariati Digital” duke dërguar imazhe dhe foto mbi shkeljet që ndeshin në akset rrugore, si parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave etj, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë së Shtetit.
Ju faleminderit!

 

Pas

Bie zjarr pranë shtëpisë së Rudina Magjistarit, moderatorja ka për tu thënë diçka zjarrfikësve

Para

Si janë shenjat e horoskopit kur janë në armiqësi me njëra tjetrën

Para
Si janë shenjat e horoskopit kur janë në armiqësi me njëra tjetrën

Si janë shenjat e horoskopit kur janë në armiqësi me njëra tjetrën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.