02:23 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia Rrugore vendos 23,717 gjoba për një javë, thirrje shoferëve respektoni kodin

14:29 | 06/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia Rrugore vendos 23,717 gjoba për një javë, thirrje shoferëve respektoni kodin

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore, Policia Rrugore ka hartuar një plan të detajuar masash.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë kësaj jave:

* Janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

* Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.
Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto:

* 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

* 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 1984 për parakalime të gabuara;

* 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 83 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

* 10154 për parkim të gabuar;

* 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim, Policia Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-06-at-2.22.59-PM-1.mp4

 

Pas

Xi Jinping mesazh Kim Jong Un, Kina dhe Koreja e Veriut zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Para

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Para
Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.