Policia Rrugore ka zhvilluar një fushatë monitorimi intensiv 72-orëshe në të gjitha akset kryesore të kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.
Fokuset kryesore të monitorimit:
-
Parkimi i automjeteve në trotuar, duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në korsitë e dedikuara për biçikleta, taksi dhe autobusë.
-
Zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e monopatinave dhe motomjeteve, përfshirë përdorimin e kaskës mbrojtëse.
Rezultatet e kontrolleve:
-
19 automjete të parkuara gabim janë tërhequr me mjet ngritës.
-
Janë marrë masa administrative ndaj përdoruesve të monopatinave që nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit.
-
Është arrestuar një shtetas që po lëvizte me automjet, i cili mbante me vete doza Cannabis.
-
Është ndaluar një drejtues automjeti që udhëtonte pa rrip sigurimi dhe i cili rezultoi i dënuar me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
-
Janë arrestuar dhe proceduar gjithsej 11 drejtues automjetesh.
Apeli i Policisë Rrugore:
-
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht mosparkoni automjetet në hapësirat e rezervuara për transportin publik dhe lëvizjen e biçikletave.
-
Përdorni kaskën mbrojtëse si detyrim jetik gjatë drejtimit të motomjeteve dhe monopatinave.