Policia spanjolle ka vrarë sot një person, i cili thuhet se mbante veshur një brez me eksploziv. Operacioni po zhvillohej 40 km larg Barcelonës, qytet ku pak ditë më parë ndodhi një sulm terrorist, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 120 të tjerë.
Sipas BBC policia spanjole ishte në kërkim të Younes Abouyaaquoub, 22 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i furgonit që shkaktoi sulmin. Mes të tjerash, duke iu referuar mediave spanjolle, raportohet se ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për të riun, apo ndonjë terrorist tjetër.
Siç raportojnë mediat 22vjeçari mësohet se ka thirrur “Allahu Akbar”, “Zoti është i madh”.
Policia e Katalonias ka bërë të ditur në “Twitter” më herët se po zhvillonte një operacion në Subirats, 45 kilometra në perëndim të Barcelonës, por ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.
Fill pas ngjarjes së rëndë në 17 gusht, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë. Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike. (B.H/Shuplaka)