12:08 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Policia sekuestron 39 kilogramë drogë në Sarandë dhe Vlorë, arrestohen 6 persona

15:06 | 06/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Policia sekuestron 39 kilogramë drogë në Sarandë dhe Vlorë, arrestohen 6 persona

Në Vlorë dhe në Sarandë janë sekuestruar nga policia 39 kilogramë drogë dhe janë arrestuar 6 persona si edhe një tjetër është shpallur në kërkim. 

DETAJE:

Policia e Vlorës në vijim të punës së saj për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të veprimtarive të ndryshme kriminale si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre ka ushtruar disa kontrolle ndaj shtetasve të ndryshëm e në banesat e tyre për të cilët ka patur informacion se ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

I. Ditën e djeshme, në vijim të procedimit penal nr.1322, viti 2017 që ndiqej me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Ø Erjon Danaj, 33 vjeç, banues në Kotë; gjatë kontrollit që është ushtruar në banesë, në oborr i janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë sintetikë, të dyshuar me lëndë narkotike Cannabis Sativa, në total 9.7 kg.

II. Në Sarandë, specialistët e Seksionit kundër trafiqeve dhe narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit: Ø Mustafa Idrisllari, 56 vjeç, banues në Vrinë; pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 22 kg Cannabis Sativa. Ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë gjatë kontrollit në banesë. Ø Feti Idrisllari, 59 vjeç, banues në Vrinë, (ka kundërshtuar punonjësit e policisë);

Ø Asllan Pashaj, 57 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit të ushtruar i janë sekuestruar 3.7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Ø Fiqirije Pashaj, 54 vjeçe, banuese në Vrinë, (kundërshtoi punonjësit e policisë si edhe ka favorizuar shtetasin e shoqëruar të largohet prej mjetit të policisë);

Ø Kosta Pashaj, 26 vjeç, banues në Vrinë; gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar 3.4 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si edhe dyshohet se i ka marrë me dhunë 30.000 mijë lekë shtetasit F.M. Ø Policia Sarandë ka shpallur në kërkim shtetasin E.I., 26 vjeç, pasi në banesën ku jeton me babain, shtetasin Mustafa Idrisllari, i janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F.M. Shtetasi E.I u shoqërua prej shërbimeve të policisë, por ka mundur të largohet i prangosur nga mjeti i policisë, me ndihmën e disa banorëve.

Policia e Vlorës dhe Sarandës po vijojnë punën intesivisht për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë nisur verifikimet për punonjësit e policisë, që me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasojë, largimin e 26-vjeçarit. Policia e Shtetit fton çdo qytetar që ka informacion apo konstaton veprimtari antiligjore të telefonojë falas ne numrat 112 dhe 129, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe të ashpër. (J.V/Faxweb)

Pas

Andrea Pirlo i thotë lamtumirë futbollit, 5-minutat e fundit në fushën e blertë

Para

Largimi i Llallës, Basha: Do të zbatojmë Kushtetutën

Para
U përjashtua nga Kuvendi, Basha mbledh me urgjencë grupin parlamentar të PD-së

Largimi i Llallës, Basha: Do të zbatojmë Kushtetutën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në kërkim të azilit në Britani/ Më shumë se 1,000 emigrantë kalojnë Kanalin e La Manshit në një ditë

Përgjaket Parisi, 2 të vdekur mes festimeve të PSG-së për fitoren në Ligën e Kampioneve

Gjermani/ Zjarr në spitalin e Hamburgut, 3 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur

Infektimi i fëmijëve me salmonelë në kopshtin e Gramshit/ PD denoncon: Bashkia nuk mban përgjegjësi! Kompania e përfshirë në korrupsion, vazhdon e fiton ende tendera

U kapën me 14 pistoleta, policia cakton masat për 8 të arrestuarit

SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

Policia e Shtetit/ Mesazh urimi me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Ekspertim 12 celularëve që u kapën në burgun e VIP-ave në Durrës! Hetim kush i futi dhe i përdori: U gjetën në oborr!

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Milano/ ‘Po vij me sanduiç dhe paketë…!’ Kodet sekrete çmontojnë rrjetin, shqiptari dhe italiani kapen me gjysmë kg drogë në parking

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.