Policia Rrugore e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nisur bashkëpunimin për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Bashkëveprimi dhe ndërveprimi policor mes dy strukturave policore ka sjellë një përqasje më pozitive dhe më miqësore ndaj drejtuesve të mjeteve, sidomos me bashkëkombasit tanë të Kosovës.
Sipas policisë tonë, ky bashkëpunim ka sjellë me shumë prezencë policore në rrugët e dy vendeve, ka prodhuar më shumë siguri dhe ndjenjë përgjegjësie tek drejtuesit e mjeteve.
Nga ana tjetër, në vijimësi të këtij bashkëpunimi, dy policitë kanë disa këshilla për drejtuesit e autometeve, të cilët duhet t’i kenë parasysh.
KËSHILLAT:
– Të vendosni rripin e sigurimit për automjetet.
– Të vendosni kaskat mbrojtëse në motomjetet.
Respektoni kufijtë e lejuar të shpejtësisë:
– Mos nxitoni, respektoni jetën, mos harroni që: Dikush Ju Do.
– Mos parakalo në mënyre të gabuar, mos bëj dhe ti gabimin që bën një drejtues mjeti para teje.
– Policia Rrugore ndalon përdorimin e mjetit nëse keni konsumuar alkool. Drejtues mjetesh,: Mos përdorni alkool, Mendoni për veten dhe për të tjerët, Alkooli vret! (D.D/Shuplaka)