Dy persona u vunë në pranga, pasi u kapën në flagrancë teksa transportonin municione luftarake. Policia e Tiranës ka njoftuar se arrestoi shtetasit A. S., 18 vjeç dhe K. T., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata, si duket edhe në video u kapën mat duke transportuar municionet. Policia i ka hapur çantat mbushur me municione në sy të autorëve, të cilët i shtriu përtokë dhe i vuri prangat, para se t’i hipte në furgon e t’i çonte në komisariat.
Atyre iu gjetën:
– 1440 fishekë, të kalibrit 7.62 mm
– 1 triçikël, në pronësi të shtetasit K. T.
– 1 automjet i tipit “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit A. S. Akuza që rëndon mbi ta është ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e lëndëve dhe municioneve luftarake”. (E.K/SHUPLAKA)