Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptarë, i konsideruar si lideri i “Kartelit Ballkanik”, përgjegjës për 2.3 ton kokainë të kapura në një anije peshkimi të quajtur “Bestarruza”, në portin Rias Baixas.
4 anëtarë të një grupi kriminal u kapën, 2 prej të cilëve ishin shqiptarë. 2 të tjerët ishin, 1 argjentinas dhe një afrikan nga Capo Verde.
Operacioni policor u krye nga amerikanët e DEA dhe strukturat spanjolle, dhe sipas mediave në gadishullin Iberik, i është dhënë një goditje e madhe këtyre qelizave kriminale në Galici, të cilët prisnin ngarkesën me kokainë.
Përveç drogës u kap edhe një sasi prej 200 mijë eurosh cash dhe një “Maserati” që ishte në pronësi të kokës së grupit.
Shqiptari u kap në një hotel teksa po i drejtohej Madridit kur mori vesh që sasia e kokainës u sekuestrua.
Sipas dëshmisë së kapitenit të anijes së peshkimit, bosi shqiptar po mbante gruan e tij si peng deri në përfundimin e plotë të operacionit. Mirëpo policia zbuloi se kjo dëshmi ishte e rreme dhe se gruaja nuk ishte rrëmbyer prej shqiptarit.