19:29 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Policia sqaron ngjarjen në Theth: Nuk u sulmuan fadromat, tentativa për djegien e një ure

16:38 | 11/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtëpi me qira në Vlorë për prostitucion! Shpallet në kërkim tutorja spanjolle, nën hetim tre vajza

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Pas

Vatër e madhe zjarri në Skuraj, rrezikohet një karburant

Para

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Para
Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

Rama paralajmëron bizneset: Nga e hëna do të konfiskohet çdo produkt bulmeti dhe qumështi pa faturë

 



Të Fundit

Pogradec/ Turistët holandezë kishin hyrë në liqen me kanoe, policia kufitare i nxjerr në breg me jet ski

“Ndërtimet pas 2020 nuk legalizohen”, Rama: Shkelësit në listë të zezë

Lojtari i Milanit drejt kalimit te Besiktas, bisedime mes palëve

Policia e Kosovës gjen 2 raketahedhëse në Mitrovicën e Veriut

“Reforma e territorit, në dy faza “, Rama në takim me drejtuesit: Disa skuadra po punojnë paralelisht

Temperaturat do kapin shifra ‘rekord’ në vendet Europiane, vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Shqipërinë

Kompanitë franceze vendosin të fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

Situatë e rëndë nga zjarri në aksin Kapshticë-Bilisht

Riorganizimi i bashkive, Rama: Instituti “Tony Blair”, pjesë e strukturës organizative për mirëqeverisjen vendore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.