Ditën e sotme, një sherr ka ndodhur mes katër të rinjve në qytetin e Vlorës. Policia përmes një njoftimi zyrtar shkruan se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe të rinjtë kanë marrë dëmtime të lehta.
Njoftimi zyrtar i policisë
Më datë 20.07.2018, rreth orës 14:07, në lagjen ”Hajro Çakërri”, pranë poliklinikës shtetasit E.G., 31 vjeç, E.G., 24 vjeç, banues në Zhupan, Fier (vëllezër), janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B., 27 vjeç, banues në Fier. Shtetasit gjatë konfliktit nuk kanë përdorur mjete prerëse mbi njëri-tjetrin por kanë marrë dëmtime të lehta, si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin ku janë konfliktuar. Në përfundim të veprimeve hetimore, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit, shtetasit E.G., E.G., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 e 25 të Kodit Penal.
Discussion about this post