Nga policia e Tiranës është ndaluar një mjet ku u sekuestruan 70 kilogramë drogë. Automjeti u ndoq nga policia nga Lezha deri në Kamëz. Policia ka ndaluar mjetin sapo mjeti ka hyrë në Kamzë, dhe ka gjetur të fshehur në të 60 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Sipas policisë mjeti u survejua nga Lezha për në Tiranë. Me sekuestrimin e lëndës narkotike, është bërë edhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, rreth identitetit të të cilit nuk jepen detaje.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(J.V/Shuplaka)