Kreu i PBDNJ-së ka hedhur akuza të forta në drejtim të policisë ndërsa mori pjesën në ceremoninë përkujtimore të Konstandino Katsifacit, i riu minoritar i cili u vra 1 vit më parë në një shkëmbim zjarri me forcat RENEA në Bularat.
“Jam prej disa ditësh në lëvizje në Sarandë dhe Gjirokastër. Në këto momente që flasim do shikoni forca të shumta policia të armatosura në Dropull. Dropulli mbahet historikisht si zona më e qetë me kriminalitet zero. Të dinë që nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri që janë frymëzuesit e këtij mentaliteti. Dropulli nuk mund të mbahet me mentalitet dhe metoda policeske. Në Dropull ka pasur tentativa shtetërore për t’i terrorizuar banorët por nuk ja kanë arritur”, u shpreh Dule.
I pyetur nga gazetarja e Fax Neës, Ervina Shehaj se pas thirrjeve të disa ekstremistëve grekë për ngjarje të dhunshme si mund të mos merrte masa shtetit shqiptar ai u përgjigj:
Ju ftoj të thelloheni dhe të pasqyroni me vërtetësi ngjarjen.
Gjithashtu ai lëshoi dhe apel për drejtësinë shqiptare e cila duhet të zbardhë sa më parë këtë vrasje.
“Kushdo që cënon mos zbardhjen e çëshjes kontribon në në mënyrë negative për opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri” u shpreh ai.
Gjithashtu ai i ka komentuar thirrjet për vrasje e gjak të nënës së viktimës si dëshpërimi i një nëne të cilës i kanë vrarë djalin.