Alban Guri, autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e dielë në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 10-vjeçare u përplas për vdekje, është justifikuar para trupës gjykuese duke u shprehur se kishte goditur diçka me pasqyren e makinës së tij por se dinte çfarë ishte prandaj u largua nga vendngjarja.
“Godita diçka me pasqyrën e makinës, por nuk e pashë se çfarë ishte dhe prandaj u largova prej aty”, është shprehur Guri, i cili dyshohet se e drejtonte makinën në gjendje të dehur në momentin kur ka ndodhur aksidenti.
Aksidenti i rëndë ndodhi pranë shtëpisë së 10-vjeçares A. Petali, e cila po ecte rrugs së bashku me gjyshen e saj. Sipas dyshimeve të Policisë, autori i ngjarjes ka qenë i dehur dhe menjëherë sapo ngjarja ka ndodhur është larguar.
Ditën e sotme Guri u përball me Gjykatën e cila dha masën “Arrest me burg”. Guri akuzohet për “Aksident me pasojë vdekjen” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.
Discussion about this post