Naftëtarët e Ballshit të cilët po marshojnë në këmbë nga Fieri drejt Tiranës për të protestuar për rrogat e papaguara kanë bllokur rrugën në rrethrrotullimin e Lushnjës, raporton ‘Fax News’.
Kjo sepse sipas tyre policia u ka hequr një autobus. Ata kërkojnë që tu kthehet autobuzi ose përndryshe do të vazhdojnë bllokimin e rrugës.
Ndërkohë që forca të shumta policie janë në vendngjarje. Ndërkohë që janë krijuar radhë kilometrike të automjeteve pasi ata të irrituar deklaraojnë se do të bllokojnë rrugën deri në kthimin e autobuzit ku qëndronin. (B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=bdNY5yMTyRg&feature=youtu.be