09:50 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Policia veprime amatore, cinik qëndrimi i kryeministrit”, ish-zv/drejtori Agron Kuliçaj rrëfen pengun e mikut Artan Cuku

08:56 | 12/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Detaje të reja nga ekzekutimi i Artan Cukut, si i zunë pritë atentatorët, u qëllua pesë herë

Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, mik ish-zyrtarit të policisë, Artan Cuku, rrëfen qëndrimin e tij për këtë vrasje mafioze, ashtu si ai e cilëson, qëndrimin e tij për veprimet e deritanishme të policisë, për kryeministrin dhe heshtjen e tij, si dhe pengun më të madh të viktimës.

Kuliçaj ngulmon që kjo ngjarje e rëndë, të cilën ai ende s’e beson se ka ndodhur, duhet hetuar në të gjitha pistat e mundshme, kryesisht në atë për shkak të detyrës dhe jo për shkak të hakmarrjes duke e lidhur me ngjarjen në Vlorë rreth 12 vite më parë:

“ Theksoj se duhen hulumtuar çështjet që ka ndjekur, kryesisht në Vlorë, në drejtim të goditjes së grupeve të narkotrafikut dhe personave, të cilët janë ekstraduar në Itali, pasi ishin në kërkim ndërkombëtar. Gjithashtu, nevojitet përqendrim total i policisë kriminale në hetimin e rastit. Prokuroria, policia dhe shërbimet e tjera duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.”

Në vijim të intervistës së dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ai shprehet se veprimet e policisë në vendngjarje kanë qenë amatore dhe është manipuluar opinion publik. Sipas tij nuk duhet që çdo drejtues policie të bëjë deklarata për ecurinë e hetimit dhe të vlerësohet  me kujdes çdo e dhënë e hetimit dhe duhet ruajtur sekreti hetimor, pasi në jo pak raste nxjerrja në media e të dhënave e dëmton hetimin. 

“E kam të pamundur të kuptoj qëndrimin cinik të kryeministrit, i cili gjen kohë të komunikojë me deputetë trafikantë, të ftojë në takime e biseda telefonike persona me të shkuar kriminale dhe nuk bëri asnjë reagim për vrasjen e drejtuesit të lartë Artan Cuku, ngjarje e cila mund të konsiderohet mafioze dhe që ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo është e papranueshme.”, shprehet ish-zyrtari Kuliçaj lidhur me qëndrimin që kryeministri Rama ka mbajtur për këtë ngjarje.

Sipas tij, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, miku i tij Artan Cuku, u nda nga jeta me një peng të madh, me mendimin se do të rikthehej në Policinë e Shtetit, për t’i shërbyer me aq pasion e profesionalizëm qytetarëve: “Për fat të keq, ky fakt mbeti edhe pengu më i madh i tij, pasi edhe pse me vendim të formës së prerë nga gjykata, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, refuzuan ta kthejnë në detyrë.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Agron Kuliçaj
Etiketa: Agron KulicajArtan CukurrefimVrasja
Pas

Rriten përkrahësit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Para

Bayern Munich–Real Madrid, formacionet e mundshme (FOTO)

Para
Bayern Munich–Real Madrid, formacionet e mundshme (FOTO)

Bayern Munich–Real Madrid, formacionet e mundshme (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.