Policia ka zbarkuar sot në Lungomaren e Vlorës thjesht dhe vetëm për të dhënë intervista. Nuk ka qenë edhe ndonjë lodhje e madhe për efektivët që patrullojnë aty me motorë apo biçikleta, më shumë se për eprorët e tyre.
Në pisk të diellit, para gazetarëve kanë treguar se për sezonin turistik kanë angazhuar 300 forca nga Vjosa në Konispol.
Siç raporton Drejtoria e Vlorës, shefi i Sektorit të Rendit Vlorë, kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, në deklaratën e tij për mediat theksoi se janë angazhuar rreth 300 forca policie në shkallë qarku (nga Vjosa deri në Konispol) me qëllim mbarëvajtjen me sukses të sezonit turistik që kemi përpara.
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve si vendas ashtu edhe të huaj që për çdo rast nëse është e nevojshme ndihma e policisë, mos ngurojnë të telefonojnë në numrat fix dhe celular qe policia ka vënë në dispozicion 24 orë. Salla Operative Vlorë – 069 41 10 242. Salla Operative Sarandë – 069 41 10 244 Salla Operative Delvinë – 069 41 10 243. Numrat pa pagesë : 129/126. ”, tha Hasanliaj.
Për Lungomaren udhëtarët edhe tani që ka përfunduar ankohen për vonesën në lëvizje për shkak të fluksit të lartë të makinave dhe korsive të ngushta. Para disa muajsh një djalë i ri humbi jetën pikërisht te Lungomare. (V.G/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2344″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post