Në rrugët nacionale të qarkut të Gjirokastrës janë ngritur pusblloqe policie ndërsa po bëhet përgatija për nisjen nga ana e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Presidenti.
Mësohet se nisja e qytetarëve do të bëhet rreth orës 12:30 ndërsa do të përdoren mjetet personale për transport.
Rreth 1500 qytetarë pritet të mbërrijnë nga qyteti i Gjirokastrës drejt Tiranës.
Edhe në Vlorë janë vënë re forca të shumta policie që janë vendosur përgjatë segmenteve rrugore duke ushtruar edhe kontrolle dhe bërë pyetje ndaj pasagjerëve dhe drejtuesve të pothuajse të gjitha mjeteve.
Edhe nga Elbasani raportohet se një numër i konsiderueshëm qytetarësh mësohet se do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Presidenti.
Mësohet se protestuesit e Elbasanit do të udhëtojnë me mjete të vogla drejt kryeqytetit. Kjo për shkak të afërsisë mes dy qytete, por edhe për të shmangur kontrollet dhe problemet gjatë rrugës.
Pavarësisht këtij fakti postoblloqe policie janë vendosur në aksin Elbasan- Tiranë. Postoblloku i vendosur në Bradashesh ka nisur monitorimin për ata që udhëtojnë në drejtim të Kryeqytetit. Blutë kanë kërkuar nga drejtuesit e mjeteve. Veçanërisht nga mjetet e mëdha janë kërkuar dokumentat duke parë edhe për elemente të dyshuar.
Ndonëse afërsia mes qyteteve është e vogël, një pjëse janë nisur herët për të shmangur postoblloqet dhe kthimin brapsht.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post