Për vrasjen e komisarit Artan Cukut policia ka mundur të grumbullojë disa prova shumë të vlefshme biologjike në vendin e ngjarjes. Këto i kanë mundësuar edhe zbulimin e profilit gjenetik të ADN-së së autorit të vrasjes së Komisarit, Artan Cukut.
Profili gjenetik i zbuluar në vendin e krimit, do të përdoret në hetime duke e krahasuar me profilet gjenetike të personave që po hetohen në 3 pistat kryesore ku është orientuar policia: vrasje për hakmarrje, për shkak të biznesit dhe për shkak të detyrës si drejtor policie në Vlorë.
Sipas “Balkan Web” policia në vendngjarje ka grumbulluar edhe një numër të konsiderueshëm shenja gishtash, por këto nuk e kanë ndihmuar hetimin, pasi në hollin e pallatit ku ndodhi ngjarja, para policisë kishin qenë edhe të tjerë njerëz, të cilët kanë prekur dyert e ashensorit apo të derës së jashtme. (J.V/Shuplaka)