Të shumta kanë qenë ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të deputetit të LSI Gjovalin Kadeli. Politikanë nga të dyja anët e politikës kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e tij nga jeta.
Këto janë disa nga mesazhet:
Kastriot Islami
Miq te nderuar,
Me hidherim e trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur Gjovalin Kadeli. Nje ndarje e parakohshme dhe një dhimbje e madhe për të gjithë te afermit, miqte, si dhe per kolegët e tij. Mirënjohje dhe respekt per gjithcka!
U prehte ne Paqe!
Gent Strazimiri
Dhimbje e trishtim për ndarjen e pakohë!
Paqja qoftë me ty Gjovalin Kadeli!
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e ka konsideruar të pazëvendësueshme humbjen e Kadelit.
“Kjo ndarje e parakohshme dhe e padrejtë nga jeta e deputetit Gjovalin Kadeli është një dhimbje e madhe për të gjithë kolegët e tij të Kuvendit të Shqipërisë”.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Petrit Vasili, për lajmin e rëndë në rrjetet sociale shkruan:
“Lajmi per mikun e shtrenjte Gjovalin na thau zemren. E percolla dhe buzeqeshja e tij perpara se te hipte ne avion nuk mendoja kurre se do te ishte e fundit. Do te kemi ne mendje gjithe jeten miku yne i dashur” përfundon mesazhin e ngushëllimit Vasili.
Për kryeministrin Rama pavarsisht ndasive në politike, Kadeli ishte një mik i admirueshëm.
“Miq, kundërshtarë, kolegë, po pavarësisht dallgëve në marrëdhëniet tona, Gjovalini ishte gjithnjë për mua njeriu i admirueshëm për ambicien e tij dhe faktin se nga hiçi, ai u bë me përpjekje e sakrifica të mëdha, një personalitet publik i Lezhës” shkruan Kryeministri Edi Rama për largimin nga jeta të Kadelit.
Monika Kryemadhi:
Ti ike nga ne, por ne nuk do të të harrojmë kurrë, sepse nuk mund te largohesh kështu. Ne nuk do të të harrojmë kurrë! ????
(M.D/Shuplaka)