Sot në studion e Faxnews ka qenë i ftuar Ardian Isufi, pedagog dhe analist për të folur për ngjarjet politike të vitit 2022. Ai tha se fillimi i vitit ishte shkurajues duke u ndalur tek lufta brenda PS.
Ai tha se nga kjo luftë humbasin demokratët e vërtetë. Isufi shtoi se opozita po humb besimin e qytetarit.
Isufi: Fillimi vitit 2022 ishte shkurajues se ishin disa ngajrje të shëmtuara ku opozita ishte kundër PD. Ishte çorganizimi i organizuar i PD që fatkeqisisht vijon edhe sot, duke pasur dy orientime. Kemi një opozitë përballë një mazhorance të fortë.
Jemi nder vendet e fundit për disa elementë, si financimi në arsim. Në githë këtë lojë për pushtet të brendshëm në gardhin e PD, të humburit janë demokratët e vërtetë.
Cfarë mori PD në 6 mars përveç rezultatit?
Përsëri jemi në të njëjtën situatë me shifra, ku PD ishte në luftën e brendshme për të kapur vulën e partisë. Po cfarë fitoi qytetari? Fitoi duke parë atë luftën e vogël, në formë hienash. Shkodra ka një pamje më shumë shpresdhënëse se dje por opozita po humb besimin e qytetarit. Shqiptaërt nuk ikin vetëm për arsimin por e dinë që nuk janë evropianë.