22:37 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Politikanët që ndihmuan të arratisej Aldo Baren, u maskua si “profesor” pikture

21:58 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Politikanët që ndihmuan të arratisej Aldo Baren, u maskua si “profesor” pikture

Gjatë verës, dhe vjeshtës së vitit 1999, Policia e Shtetit nis një aksion të gjerë për goditjen e bandave në të gjithë vendin. Para operacionit, ministri i Rendit të asaj kohe Spartak Poçi zhvillon një vizitë në komisariatin e Lushnjes.

“Prej aty shkova, bëra vizitë në Karavasta, në Lagunën e famshme. Gjatë kohës që goditnim bandat e tjera hapësirat e saj avash avash i ngushtuam shumë”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Banda e Aldo Bares, përflitej për lidhje në nivele të larta brenda mazhorancës së kohës. Për goditjen e saj, u zgjodh pikërisht data 11 tetor e vitit 1999, që përkonte me një moment të rëndësishëm në Partinë Socialiste. Atë ditë, në Tiranë zhvillohej Kongresi ku kandidonin për kryetar Pandeli Majko dhe Fatos Nano.

“Edhe pse i identifikonin me mbështetje majtas, kanë pasur lidhje edhe në krahun tjetër”, tregon gazetari Hoxha.
“Në një konferencë shtypi që bëra disa ditë përpara, nuk e shpalla si datë por një gazetare vajzë më bëri pyetje dhe tha i keni mbaruar të gjitha, po këtë pse se keni prekur? Unë i thashë që do goditet edhe ajo, e aty në vend improvizova datën që më erdhi në mend ishte kongresi partisë, ne ishim përgatitur ta bënim dhe të nesërmen, por e lamë me grupin atë ditë”, tregon Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Në Lushnje u arrestuan pjesa më e madhe e anëtarëve të bandës veç më të rëndësishmit, kreut të saj Aldo Bare. Atë ditë ai ndodhej në Tiranë, madje është parë pranë Pallatit të Kongreseve ku zhvillohej aktiviteti i Partisë Socialiste.
Sipas informacioneve nga drejtues të lartë të policisë për kohën, Aldo Bare është ndihmuar të fshihet nga një deputet. Banesa ku fshihej ka qenë e rrethuar për dy ditë. Aldo Bare është larguar pikërisht me mjetin e një deputeti të Kuvendit. Thuhet se në atë kohë, ka pasur edhe një kërkesë nga policia për marrjen e një autorizimi për kontroll, por leja nuk u dha kurrë.

“Natyrisht ai ka qenë në Tiranë atë ditë, ne nuk e dinim, kur u vumë në lëvizje ta arrestonim është fshehur, është ndihmuar për tu fshehur, pastaj ka lëvizur derisa iu bë e pamundur qëndrimi këtu pasi nuk ndaluam përpjekjet për ta vënë në pranga”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Pas këtij episodi, në drejtim të ministrit të kohës, zotit Poçi ka pasur mjaft presione nga kolegë të tij.
“Elementë të veçantë, kanë ngritur shqetësime, mua më kanë thërritur edhe në grup parlamentar e kanë kërkuar shpjegim për këtë por kam dhënë përgjigjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Top Story ka zbuluar nga arkivat edhe këtë dokument që mban datën 19 tetor e vitit 1999, e firmosur nga ish-ministri Spartak Poçi. Ai, informon kryeministrin Pandeli Majko se kryetari i Partisë Socialiste në Lushnje Kujtim Rusho dhe deputeti i zonës Dalip Pero, kanë ngritur shqetësim për arrestimin e anëtarëve të bandës. Ata kanë takuar shefin e komisariatit dhe i kanë thënë se janë arrestuar njerëz që kanë shoqëruar gjithë udhëheqjen.

“Ata i kam thërritur para se ti bëja letër Kryeministrit, në zyrë dhe njëri prej tyre ka qarë, kështu ka qenë, është fakt..Por, absolutisht kjo nuk duhej, opozitës së kohës i interesonte ta përgjithësonte çështjen”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.

Skandaloz është fakti se Aldo Bare u arratis në Itali duke u bërë pjesë e një delegacioni zyrtar të Lidhjes së Shkrimtarëve në fund të vitit 1999.

Ai ishte regjistruar si piktor. “Profesori”, kishte siguruar një pasaportë false me emrin Mikel Kodra, e cila mbante pikërisht këtë foto që shihni.

“Ne e morëm vesh, u njoftuam nga homologët italianë pas 2 ditësh”, thotë Spartak Poçi, ish – Ministër i Rendit.
Pas aksionit banda filloi hakmarrjen. Më 25 Shkurt të vitit 2000, në periferi të qytetit i është bërë atentat shefit të komisariatit Lushnje Sinan Meta. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime. Ndaj tij organizohet një atentat i dytë, këtë herë me përmasa terroriste. Në 25 Mars, pranë stadiumit të Lushnjes, në vendin ku parkonte mjetin zakonisht Meta, vendosen 5 kilogramë tritol.

Maksim Çela, Dritan Vila, Enver Dondollaku dhe Leonard Prifti vendosën lëndën plasëse. Personi që e aktivizoi ishte Riza Balla, një xhenier i ushtrisë. Plani dështoi. Riza Balla, e çaktivizoi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë, duke shmangur kështu një tragjedi.

Alfred Shkurti nuk u ndal me kaq. Ai jep urdhër për eliminimin e një punonjësi policie që po u hapte shumë punë. Bëhej fjalë për Klenti Banon. Në 14 prill të vitit 2000, Bano po i drejtohej banesës në lagjen “Xhevdet Nepravishta”. Leonard Prifti, Dritan Vila, Maksim Çela, Gentjan Kulla dhe Enver Dondollaku i bëjnë pritë. Personi që qëlloi ishte Leonard Prifti, i njohur me nofkën “Çibiku”. Bano, ndërron jetë në vend.

Etiketa: Aldo Bare
Pas

Efektet pozitive dhe negative që keni nëse pini kafe çdo ditë

Para

“Hajde ikim bashkë, s*ksin ta bëj bukur fare”, gra e vajza shesin trupin për 2 mijë lekë

Para
“Hajde ikim bashkë, s*ksin ta bëj bukur fare”, gra e vajza shesin trupin për 2 mijë lekë

“Hajde ikim bashkë, s*ksin ta bëj bukur fare”, gra e vajza shesin trupin për 2 mijë lekë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.