”Politikanët tanë gjithmonë i ulin pizhamat para ndërkombëtarëve”, kështu e komenton dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, gazetari Flamur Vezaj.
Sipas Vezajt kanë qenë ndërkombëtarët që i kanë kërkuar Ramës shkarkimin e Tahirit.
”Politikanet tanë, gjithmone i ulin pizhamat para ndërkombëtarëve!
Edhe këtë rast, ndërkombëtaret ia kërkuan KM-së shkarkimin e S.Tahirit dhe ai e pranoi kërkesën duke e larguar!
E njoftoi kohë më parë kërkesën e ndërkombëtarëve edhe ish-ministri Y.Manjani por nuk e besuat!
Këtu, disa politikanë të lartë deri edhe ish-ministra, drejtues të institucioneve të ndryshme e media, kishin kohë që po e kërkonin shkarkimin e Tahirit por KM nuk bëri asnjë levizje, duke mos i besuar shqiptarëve ose pretendimeve të kërkuesve…!”, përfundon Vezaj, duke shtuar ”Suksese në jetë Tahirit!”.(V.G/SHUPLAKA)