Kryetari i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviç, tha në Prishtinë sot se Beogradi nuk po e thotë hapur që të marrë veriun e Kosovës në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së saj.
Jovanoviç është një nga politikanët e rrallë në Serbi që pranonë shtetin e Kosovës tha se shoqëria në Serbi duhet të pranojë tashëmë realitetin.
Jovanoviç, tha se Serbia dhe Kosova duhet të zgjidhin së bashku mosmarrëveshjet, por nëvizoi se njohja e ndërsjellë do të jetë e vështirë, për shkak të gjendjes në Serbi.
Në një debat të organizuar në Prishtinë, zoti Jovanoviç tha se zyrtarët në Prishtinë e kanë bërë të ditur se nga bisedimet dëshirojnë të sigurojnë njohjen, ndërsa Serbia po e shpreh nëpërmjet metaforash synimin për ndarjen e Kosovës./VOA
Discussion about this post