Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka konfimuar për telegrafin se do të jetë pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump.
“I kam dy ftesa. Për ceremoninë e inaugurimit dhe lutjet e mëngjesit. Në të dyja do të marrë pjesë presidenti i ri Trump. E pashë që dikush ishte alarmuar për këtë ftesë. Unë jam i Kosovës, i këtij vendi.
Të dyja ftesat janë befasi, si ajo e inaugurimit të presidentit të ri dhe ajo e lutjeve të mëngjesit. E vlerësoj këtë ftesë, sepse mendoj që Kosova ka nevojë për SHBA-të, si në planin e jashtëm: në njohje, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Kosova ka nevojë për ndihmë nga SHBA-të për në rend, ligj dhe siguri. Kosova ka nevojë për investime amerikane në Kosovë. Unë këto vizita i bëj duke kërkuar përkrahje për Kosovën, dhe jo duke ofenduar ose mposhtur kundërshtarët politikë”- tha Haradinaj. (M.D/SHUPLAKA)