Është bërë e zakonshme në vendin tonë që politikanët kur iu duhet të përdorin fenë për të pasur sa më shumë besueshmëri në sytë e publikut, nuk kursehen. Shembulli më i mirë është ai i kryeministrit Rama, që sipas rastit, herë mban Ramazan dhe herë të tjera është ortodoks.
Së fundi të njëjtën skemë ka përdorur Veliaj, që duket se herë mbështet njërën fe, dhe herë të tjera respekton një tjetër.
Si ta kishin lënë me qëllim, Erion Veliaj dhe gazetarja Ilva Tare kanë pasur dje një intervistë në tarracën e Bashkisë, dhe në momentin që është dëgjuar ezani, të dy kanë vendosur që të ndërpresin intervistën. Shenjë respekti kjo për të gjithë besimtarët myslimanë që janë në muajin e Ramazanit.
‘’Në respekt të besimtarëve musliman, të cilët po kalojnë edhe në muajin e Ramazanit, ndërsa tani po thirret ezani, ne do ta ndërpresim këtë intervistë, pasi Tirana është multikulturaliste, dhe do të rikthehemi pas një hapësire publicitare”, tha dje Tare, mbështetur menjëherë nga kryebashkiaku Veliaj.
Po e njëjta skenë është bërë një vit më herët nga kryeministri Rama, i cili gjatë një interviste me gazetaren Rudina Xhunga në muajin e ethshëm të fushatës zgjedhore, ka ndërprerë në mes intervistën, po për shkak të ezanit.
“Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?”, shprehej Rama asokohe. “Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit”,ishte përgjigja e gazetares, që ftoi regjinë të fuste reklama në transmetim.
Pak ditë më parë kryeministri Rama i surprizoi të gjithë në studion e Opinion, teksa u shpreh se nuk mund ta lexonte dot Biblën, për shkak të muajit të Ramazanit.
Kjo duket një taktikë e mirë e liderve, për të fituar ca vëmendje më shumë, po pse jo edhe simpati nga ana e besimtarëve të të gjitha palëve.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post