Erion Piciri, deputet nga radhët e Partisë Demokratike, i cili është bërë pjesë e ‘opozitës së re’ ka bërë publike, ditën e sotme një dokument drejtuar Kuvendit.
Duke u shprehur se do të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet dhe kufizimet ligjore që i mundëson mandate i deputetit, Picira ka refuzuar të gjitha përfitimet financiare përfshirë këtu rrogën, dietat, shërbimet telefonike, karburantin apo dhe paga të tjera shtesë.
Sipas tij, hyrja në parlamet është një çështje idealesh dhe jo përfitimesh financiare.