02:27 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Politikën e bëjnë analistët”, Elvis Hoxha: Shqiptarët mes 2 zgjedhjesh, ja çfarë presin shumica

17:12 | 15/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Politikën e bëjnë analistët”, Elvis Hoxha: Shqiptarët mes 2 zgjedhjesh, ja çfarë presin shumica

Për Elvis Hoxhën, përfaqësuesin e “Vetëvendosjes”, zgjedhjet e 30 Qershorit ishin më qesharaket që janë organizuar që prej shembjes së komunizmit në vend dhe jemi në këtë gjendje sipas tij, për arsyen se ka 30 vite që është vrarë prodhimi i brendshëm.

“Duke mos pasur prodhime, të gjitha sferat që janë ndërtuese për vendin, ky popull nuk e njeh më veten si prodhues dhe pjesmarrës pasi të gjitha produketet vijnë nga jashtë”.

Zyra juaj që keni në Tiranë çfarë ka bërë për ndryshimin e kësaj situate, u pyet Hoxha në studion e lajmeve të Fax Neës nga gazetari Enea Maksi?

“Gjithçka në programin tonë e kemi të lidhur me shtendërtimin. Në qeverisjen dhe politikën aktuale, kemi një grup analistësh dhe jo politikbërësish. Njerëzit që lindin me emrin shqiptar preferojnë ti lindin fëmijët në vende të tjera dhe u vendosin emra të huaj, kjo është drama më e madhe që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Kësaj politike përmes procedurave që ka ardhur kapitalizmi, njerëzit nuk i duhen dhe i duken të tepërt”.

Lidhur me temën me të cilën shpesh fajësohen kryesisht politikanët në vend, se problemet me të cilat përballet Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi nuk janë unike dhe se këto ndodhin edhe në vende të tjera, Hoxha tha se se atij personalisht nuk I intereson aspak lidhur me këtë temë se ç’ndodh në vendet e tjera.

“Unë jam shqiptar dhe nuk më duhet fare me të thënë të drejtën se çfarë ndodh në vendet e tjera. Kjo kultura se kjo ndodh edhe në vendet e tjera, nuk më duhet fare. Kjo Shqipëri që nuk u zbraz asnjëherë nga resurset pavarësisht vjedhjeve, do të thotë se është vend i pasur”.

Akativisti theksoi se falë klasës politike populli shqiptar është midis dy zgjedhjeve shumë të vështira.

“Dy mundësitë e shqiptarit sot janë: ose popull i diskriminuar ose popull emigrant. Ky vend falë kësaj qeverisjeje po kthehet në një vend vandal dhe kjo është një komedi e hidhur. Duhet riformuluar dhe rimenduar gjithë lista dhe format e talenteve që nga teknologjia dhe forca e njerëzve. Atje ku qeveri tejkalon çdo normë të lejuar dhe nuk ndryshon sjellje, është populli që e largon. Janë qeveri të zbrazura nga autoriteti dhe ku janë të zbrazura nga autoriteti rrezikojnë të kthehen në diktaturë. Ti e ke çmendur, ti e ke bërë të harroj, ti i ke vrarë shpresën. Këto janë tre arsyet kryesore pse e detyrojnë shqiptarin të largohet. Janë si spastrime etnike. Këtu vetëm populli largohet, keni parë ndonjë politikan të largohet? Dhe për aq kohë sa nuk ndodh e kundërta, të gjithë do të ikin”.

Paralajmërimi i Albin Kurtit për “Pranverë Shqiptare”, iku dimri – iku dhe pranvera, keni ndonjë qëndrim për këtë?

“Fatkeqësisht këtu nuk lejohet të prodhohet një “Pranverë”, sepse edhe festat kur bëhen ndodhin nën fytyrat e një populli të mërzitur në praninë e figurave të konsumuara politike”, tha Hoxha ndër të tjera.

Hoxha foli shkurtimisht edhe për filozofinë e “Vetëvendosjes” dhe të tijën personalisht

“Jam fatalisht shqiptar, dhe çdo dije e vlerë që kam marr, do ta përdor për Shqipërinë. Nuk do të prodhoj një refugjat as një refugjat që lejon sundimin e pushtetit. 30 vjet nuk kemi parë kurrë të dëgjohen në përgjime, çfarë s’është bërë. Ky popull është vetëm në pritje, a do të bëhet refugjat apo jo. Ne bëjmë përpjekje që të rrisim ndjeshmërinë historike, ndjeshmërinë ndaj krimit, dhe duam një shqiptar me dinjitet, këtë bëjmë ne të lëvizjes së “Vetëvendosjes” dhe do ta bëjmë gjithmonë”, përfundoi Hoxha.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/323320158545301/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ELVIS HOXHA
Pas

PD e vendosur për të mos liruar zyrat e Bashkive, gjykata jep mandatin ‘e prerë’ për 9 kryebashkiakët e rinj (EMRAT)

Para

Akuza për fletët e votimit të Vaut të Dejës, KQZ deklaratë ‘urgjente’: Hedh poshtë pretendimet se…

Para
KQZ jep të dhënat paraprake, sa shqiptarë votuan sot

Akuza për fletët e votimit të Vaut të Dejës, KQZ deklaratë ‘urgjente’: Hedh poshtë pretendimet se...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.